Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar 21,994 raste të reja me Covid, nga 174,398 teste të bëra.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore italiane kanë konfirmuar se kanë ndërruar jetë nga virusi 221 persona brenda 24 orëve të fundit.
Sa i përket rajoneve, tetë rajone kanë më shumë se një mijë raste të reja, Lombardia në krye me 5,036, pastaj Campania 2,761 dhe Piemonte me 2,458. Të tjerët janë Emilia Romagna, Veneto, Lazio, Toskana dhe Liguria.
Nga ana tjetër, 1,411 pacientë janë të shtruar në kujdesin intensiv, 127 më shumë se dje. Numri i shtrimeve të zakonshme në spital u rrit me 958, krahasuar me 991 dje, duke e çuar totalin në 13,955. Aktualisht pozitive janë 255,090 (+18,406), ndërsa të shëruarit 271,988 (+ 3,362).
Top Channel