Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe vepra tjera penale

27/10/2020 17:38

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 29 personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “pastrimi i parave”, “organizimi i skemave piramidale, bixhozit të paligjshëm” si dhe “ndihma”.

Në njoftimin e Prokurorisë, të pandehurit me inicialet, (S.K. A.D. A.K. Z.Z. B.A. B.B. B.B. F.M. N.P. N.E. N.E. H.E. B.B. T.D. D.SH. B.S. A.H. A.L. B.I. P.N. A.B. A.R. I.J. I.V. S.B. S.B. R.N. B.M. B.K) është thënë se duke vepruar qoftë vetëm apo në grup, kanë pasur synim përfitimin e kundërligjshëm, si dhe kanë organizuar lojëra të fatit për të cilat nuk kanë pasur licenca.

Përveç kësaj, në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit është thënë edhe se të pandehurit dyshohet se një periudhë të gjatë kohore kanë qenë të përfshirë në aktivitet kriminale të pastrimit të parave të fituara me anë të veprave penale.

Top Channel