“Ftesë në 5”/ Të punoje vërtete modele vdisje për bukë brenda javës, Anaidi e kap keq me Lean

27/10/2020 20:33

Këtë pasdite, në studion e emisionit “Ftesë në 5”, u diskutua mbi punësimin e të rinjve dhe të ardhurat që përfitojmë nga ajo.

Të ftuarit, dolën në përfundimin se të rinjtë ndahen në dy grupime të mëdha. Ka nga ata që punojnë dhe kanë zgjedhur të kujdesen vetë për vten e tyre, por ka edhe të tjerë që preferojnë t’i kërkojnë para prindërve e zgjedhin të mos punojnë.

Anaid kaloti, tha se në Shqipëri është e vështirë të sigurosh të ardhura të qëndrueshme duke punuar, pasi dhe jetesa, sidomos në kryeqytet është e shtrenjtë. E për këtë arsye, ai u “kap” me Lean, vajzën që para pak kohësh mori pjesë në “She’s On Top” e që deklaroi se punon në një kompani menaxhere.

 

Lea: Jemi ne ato që e zgjedhim si të jetojmë dhe ku të jetojmë. Nëse ti ke një punë shko kërkoje. Ka shumë mundësi.

Anaidi: Nuk po flasim për rastin kur nuk ke një punë. Është rast tjetër ky i imi, është kur ke 12 orë punë dhe nuk jeton dot.

Lea: Përse ankohesh, ti e dinë shumë mirë që po punon. Le të themi jam modele.

Anaidi: Përderisa kohë që themi modele unë i di shumë mirë pagesat e modeleve, nuk hanë bukë me punën që bën, vdes për bukë për një javë. I njoh shumë mirë kostot dhe marketingun në modelin, sa marrin fotografët dhe modelet, se për fat të mirë i kam pasur mbi supe për vite.

Lea: Unë punoj si menaxhere biznesi dhe marketing në një kompani private. Kjo fjalë modele është kapur më shumë nga ana e Instagramit. Unë nuk jam modele dhe nuk e konsideroj veten modele. Familja ime më ka mbështetur deri në moshën 18 vjeçe.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA