Fotot/ Lot, shpresë e gëzim! Fëmijët që u shpëtuan nga ‘Kampi i Ferrit’ rikthehen në shtëpi

27/10/2020 16:57
Katër fëmijët e riatdhesuar në Rinas

Katër fëmijë shqiptarë prekën tokën  e vendlindjes ditën e sotme, pas gjithë vuajtjeve të përjetuara në kapin e Al Hool në Siri.

Amar Rasha, Emel Rasha, Hatixhe Rasha e nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani më në fund janë rikthyer në shtëpinë e tyre, të cilën kishin vite që e kërkonin.

Një grup njerëzish i kanë pritur në aeroportin e Rinasit fëmijët me pankarta e shpresë në sytë e tyre.

“Mirë se erdhe! Familjarët: Faleminderit Z. kryeministër. Endri”, shkruhej në një nga pankartat e të afërmve të Endri Dumanit.

Një histori e dhimbshme që lanë pas për t’iu rikthyer një jete të re e te gjatë që i pret.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel