“Jemi para muajve shumë të vështirë. Kështu nuk do të mund të vazhdojmë kështu”, ka paralajmëruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi me anëtarët e tjerë të partisë së saj.

Në Francë, Itali, Holandë, Çeki, Austri, Slloveni, Belgjikë dhe Spanjë, për vetëm 10 ditë numri i të infektuarve me COVID-19 është dyfishuar, duke paralajmëruar masat të ashpëruara dhe në ato vende që tashmë janë në izolim.

Franca paralajmëron se numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të shkojë deri në 100 mijë. E rekordi i mëparshëm ka qenë 52.010 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.

Izolimin klasik tashmë po e aplikojnë Belgjika, Irlanda, Uelsi. E gjendja e jashtëzakonshme në mes tjerash po aplikohet në Spanjë dhe Francë, kurse kancelari austriak Sebastian Kurz ka paralajmëruar se nuk është hedhur poshtë ideja e izolimit. Sipas tij, për këtë do të vendoset bazuar në numrat e rasteve nëpër spitale.

E vendi me numrin më të madh të infektuarve për kokë banori është Çekia. Kryeministri Andrey Babish ka paralajmëruar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nëse nuk ndodh mrekullia, asgjë tjetër nuk do të na mbetet përpos forcimit të masave mbrojtëse”, ka shtuar ai.

Tashmë janë mbyllur shkollat dhe shumica e dyqaneve, ndërkohë shumë çekë nuk po i respektojnë masat.

Sllovenia ka njoftuar se nga kjo javë nuk do të mund të largohen nga vendi ku jetojnë përveç nëse kanë ndonjë urgjencë.

Top Channel