Alarmi i bombës në Paris/ Mbyllet situata pas evakuimeve në Harkun e Triumfit

27/10/2020 20:36

Janë rihapur sonte zonat e Harkut të Triumfit dhe Kullës Eifel në Paris pas evakuimeve prej alarmit për bombë.

Zona e njohur turistike u izolua pas zbulimit të një çante me municione por rreth orës 18.00 autoritetet vendosën se nuk kishte rrezik për publikun dhe kufizimet u hoqën.

Mediat franceze tregonin pamje të çantës ngjyrë blu me disa lloje municionesh, prezenca e së cilës ende nuk është shpjeguar nga autoritetet.

Ndërkohë në të tjera pamje të postuara në rrjetet sociale shiheshin pasagjerë që vraponin në panik në stacionet e metrosë poshtë harkut të Triumfit, para se të evakuohej.

Zhvillimi erdhi në një kohë kur Franca është në alarm pas reagimit të saj radikal ndaj vrasjes së një mesuesi që tregoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed.

Presidenti Emmanuel Macron po demonizohet në protestat në botën islamike për mbrojtjen e tij të karikaturave të Profetit musliman, të revistës Charlie Hebdo.

Dhjetra miëjra demonstrues dolën sot në rrugët e Bangladeshit duke quajtur Macron ‘adhurues i Satanit’, teksa marshime të ngjashme u bënë dhe në Pakistan, Irak, Turqi e Palestinë.

Gazeta iraniane Vatan-e Emrooz kishte në faqe të parë një imazh të Macron si djalli, duke e quajtur anti-islamik ndërsa Arabia Saudite bëri një deklaratë zyrtare proteste ndaj komenteve të Macron duke i quajtur ‘të pamatura’.

FOTO GALERI
1/4
Janë rihapur sonte zonat e Harkut të Triumfit dhe Kullës Eifel në Paris pas evakuimeve prej alarmit për bombë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA