Mediat franceze raportuan pak më parë se policia dhe grupet speciale anti-bombë janë dislokuar në bulevardin Champs-Élysées në qendër të Parisit, pasi një çantë me “municione” është gjetur pranë Harkut të Triumfit dhe një tjetër e ngjashme pranë Kullës Eifel.
Disa stacione të metrosë në zonë janë evakuar.
Zhvillimi vjen pasi Franca është vënë në alarm pas vrasjes së urrejtjes të një mësuesi që kishte treguar në klasë karikatura të Profetit Muhamed, nga një 18-vjecar musliman i zemëruar.
Edhe javën që kaloi ka pasur disa alarme të rreme, më i fundit në stacionin qendror hekurudhor të Lyon, si dhe ai pranë kullës Eifel një muaj më parë.
Franca paralajëmroi sot qytetarët e saj të jenë të kujdesshëm në botë prej rritjes së urrejtjes nga reagimi i kombeve muslimane.
Alarmi i bombes ne Paris eshte ne zhvillim.
Top Channel