SBS/ Njësia speciale britanike kapi për 7 minuta çisternën e marrë peng nga afrikanët (dinamika+foto)

26/10/2020 18:38

Natën e mbrëmshme një skuadër prej 16 marinsash britanikë kryen një bastisje dramatike por metodologjike të një çisterne nafte në brigjet e ishullit Isle of Wight në jug të Anglisë, që kërcënohej nga gjashtë njerëz të ngjitur në bord.

Sot mediat thonë se aksioni u krye nga njësia sekrete e operacioneve detare SBS, e specializuar për operacionet në errësirë, e cila mori kontrollin e çisternës 42 000 tonëshe për vetëm 7 minuta, duke ndaluar të dyshuarit e dhunshëm dhe duke siguruar ekuipazhin prej 22 vetësh.

Në aksion, disa nga marinsat u lëshuan nga helikopterë Merlin kurse të tjerë u ngjitën në kuvertë nga gomonet duke përdorur grepa të hekurt.

Autoritetet thanë se marinsat në gomone po silleshin prej orësh në kanalin Pas De Calais pranë Francës, duke pritur rënien e errësirës dhe urdhrin e sulmit.

Burimet e inteligjencës britaike thonë se njësia SBS preferon të punojë në errësirë dhe është përfshirë në disa nga misionet më të rreszikshme të forcave të aramtosura.

Selia kryesore e njësisë së marinës gjendet në fakt në Poole, Dorset, vetëm disa milje larg skenës së misionit të mbrëmshëm.

SBS janë themeluar në 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kanë marrë pjesë në Luftën Koreane, Luftën e Falklands me Argjentinën, luftën në Afganistan, si dhe luftën kundër ISIS në Lindjen e Mesme.

Princi britanik Harry është kapiten-gjeneral i SBS.

Anëtarët e saj nga marina britanike raportohet se janë ekspertë në not, zhytje, parshutim, lundrim, shkatërrim dhe zbulim.

Komandot përdorin një seri armatimesh të fuqishme si automatikë Colt Canada e Heckler & Koch, dhe armë që qëllojnë në ujë.

Rreth 90 përqind e atyre që aplikojnë për në SBS nuk kalojnë dot procesin e ashpër të selektimit.

Mes provave të pranimit është marshimi për 17 milje në ditë me armë dhe 18kg pesha për pesë ditë me radhë.
Kjo provë ndiqet më pas nga “marshimi i rezistencës” prej 40 milje, duke mbajtur 25kg pesha, i cili duhet të kompletohet për 20 orë.

Aspirantët duhet të jenë të aftë të hidhen në ujë nga lartësia, si dhe të kryejnë notim 500m me veshje të plota luftimi.

Ata më pas dërgohen në një xhungël në Belize për trajnimin 14 javor, ku përfshihet tortura e simuluar, mangësia e ushqimit, e ujit e gjumit.

Misioni i djeshëm u krye në mënyrë të ngjashme me një sulm në 2018 ku komandot e SBS morën kontrollin e një anijeje të kapur nga katër emigrantë për vetëm 4 minuta.

FOTO GALERI
10/11
SBS ne stervitje tokesore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA