Bebja e parakohshme gjendet në tualet/ Gratë kontrollohen me forcë në aeroportin e Doha

26/10/2020 16:12

Trembëdhjetë gra australiane u detyruan të hiqnin të brendshmet e tyre për një ekzaminim mjekësor në aeroportin e kryeqytetit të Katarit, Doha pasi një bebe e lindur para kohe u gjet e braktisur në tualetin e terminalit.

Bebja u gjet e gjallë në aroportin e Hamad në Doha çka shkaktoi pezullimin e fluturimi drejt Sydney në Australi dhe kontrollin e imtësishem të grave që po fluturonin me të.

Të gjitha gratë e fluturimit, duke përfshirë dhe 13 autraliane u kontrolluan mënyrë intime në një ambulance që erdhi në asfalt.

Megjithë kontrollet dhe ankesat për procedurën e detyruar, nëna e bebes së braktisur nuk u gjet në incidentin e fillimit të muajit, dhe gratë u lejuan të nisen në fluturim.

Ministrja e jashtme australiane shprehu shqetësim ndaj zyrtarëve të Katarit dhe ka kërkuar një raport mbi atë që ka ndodhur.
Siaps raportimeve shumicës së grave nuk iu tregua arsyeja e kontrolleve të imëta gjinekologjike.

FOTO GALERI
1/3
Grate u detyruan te kontrollohen me force nese ndonje prej tyre kishte braktisur beben

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA