​Milan – Roma, ndeshja luhet pa asnjë tifozë, formacionet e mundshme

26/10/2020 10:54

Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Romës, e vlefshme për xhiron e pestë të Serie-A, do të zhvillohet sonte në “San Siro” me fillim nga ora 20:45 pa praninë e tifozëve.

Skuadra e Stefano Piolit kryeson tabelën dhe kërkon tre pikë të reja pas fitores në derbi ndaj Interit javën e kaluar.

Mesfushori Hakan Calhanoglu është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë.

Këto janë formacionet e mundshme:

MILAN (4-2-3-1): 99 G. Donnarumma; 2 Calabria, 24 Kjaer, 13 Romagnoli, 19 Theo Hernandez; 4 Bennacer, 79 Kessie; 56 Saelemaekers, 10 Calhanoglu, 17 Rafael Leao; 11 Ibrahimovic

ROME (3-4-2-1): 83 Mirante; 23 Mancini, 3 Ibanez, 24 Kumbulla; 18 Santon, 7 Pellegrini, 17 Veretout, 37 Spinazzola; 11 Pedro, 77 Mkhitaryan; 9 Dzeko. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA