Mesfushori i Real Madridit, Isco Alcorcon, e ka kritikuar ashpër trajnerin Zinedine Zidane, duke deklaruar se ai nuk po trajtohet ashtu siç e meriton nga tekniku francez.
Mesfushori spanjoll ka luajtur shumë pak minuta në këto javët e para të këtij edicioni dhe tani ka dalur hapur kundër trajnerit të tij.
“Nëse duhet të më largojë nga loja, e bën këtë në minutën 50’ ose 60, madje ndonjëherë edhe pas pjesës së parë. Por, nëse duhet të më inkuadroj në lojë, ai e bën këtë në minutën e 80’.”, tha fillimisht ish-lojtari i Malagas.
Në shtatë vitet e tij në Real Madrid, Isco, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e sigurt e formacionit bazë. Ai gjithmonë është parë si një alternativë e lojtarëve të tjerë dhe disa herë ishte lidhur me largim nga “Santiago Bernabeu”.
Real Madridi pozicionohet ne vendin e dytë ne La Liga me 13 pikë të mbledhura.
Top Channel