Greqia raportoi të shtunën 935 raste të reja të koronavirusit ndërkohë që rekordi i mëparshëm ishte regjistruar të enjten me 882.
Tani, numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në vend po i afrohet shifrës 30 mijë ndërsa viktimat janë 564.
Nga mesnata ndërkohë një ndalim qarkullimi gjatë natës ka hyrë në fuqi dhe maskat janë bërë të detyrueshme kudo në zonat me ngarkesë të madhe epidemiologjike.
Masat e reja prekin edhe kryeqytetin grek, athinë dhe një zonë të gjerë të rajonit të atikës ku policia është parë të qarkullonte gjatë orëve të natës, për të garantuar respektimin e ndalim qarkullimit. Qeveria ka përsëritur në vijimësi se izolimi si ai i pranverës për më shumë se një muaj, do të jetë mjet i fundit.
Top Channel