Arrestohen tre shoferë tapë në timon, 23 leje drejtimi të pezulluara në Tiranë

25/10/2020 09:28
Policia gjatë kontrollit

Tre shoferë janë arrestuar mbrëmjen e  djeshme në Tiranë pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l.

11 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h.  Ndërsa 12 leje drejtimi pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kontrolle me radar e dragera për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara si dhe drejtimin e mejtit nën ndikimin e alkoolit apo në gjndje të dehur.Kontrolle të befasishme edhe nga forcat e Posaçme Shiponjat për të evidentur dhe goditur ata persona që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kudndraligjshme. Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese duke verifikuar sjelljen e përdorueseve të rrugës, kryesisht në raport me shpejtësinë dhe perdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit. Nga kontrollet e alternuara në rruget interurbane dhe urbane, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, kryesisht ato mbi normat e shpejtësisë dhe drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit. 11 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h. 12 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3 drejtues mjetesh të arrestuar për djetim mjeti në gjendje të dehur deri në masën 0.71 mg/l

Patrullimi policor, po vijon në terren me efektivë të planifikuar enkas në zonat me rrisk për aksidente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe drejtimit te mjeteve nën efektin e alkoolit.

Top Channel