Rivendosja e shtetrrethimit/ Video spektakolare të përleshjes së protestuesve me policinë në Napoli

24/10/2020 18:06

Protestuesit në Napoli kundërshtuan oraret e vendosura të shtetrrethimit duke shkatërruar automjetet e policisë, në ditën e parë të rikthimit të kufizimeve nga kryebashkiaku.

Duke brohoritur “Liri!” turmat e zemëruara marshuan nëpër rrugë pas orarit të caktuar të mbylljes, duke qëlluar me shishe, bomba tymuese dhe objekte të tjera policinë.

Të tjerë ngritën barrikada dhe i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Protestat masive në Napoli dhe qytetin port të Salerno u zhvilluan megjithë hyrjen në fuqi te premten të masave.

Guvernatori i Napolit Vincenzo De Luca njoftoi të premten izolimin e menjëhershëm gjatë orrëve të natës për 40 ditë si masë e domosdoshme për ndalimin e përhapjes nga koronavirusi.

 “Nuk dua të shoh autokolona të mbushura me arkivole,” justifikohej De Luca duke iu referuar imazheve të marsit nga epiqendra e atëhershme italiane e koronavirusit Bergamo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA