Megjithëse ndodh vetëm dy herë në vit, të lëvizësh para dhe prapa akrepat e orës mund të jetë ngatërruese për ata që nuk janë mësuar.
Por tashmë teknologjia bën që celularët dhe kompjuterët të ndryshojnë automatikisht orën e tyre në kohën e duhur, kështu që njerëzve sot u mbetet të ndryshojnë në mënyrë manuale ndoshta vetëm orën e makinës apo të furrës së kuzhinës.
Saktësisht ndryshimi i orës do të kryhet të dielën në ora 2:00 të mëngjesit kur ora të jetë 1.59 kthehet përsëri në 1.00.
Ora kthehet prapa për të na dhënë më shumë kohë me dritë në ditën tonë dhe ndryshimi kryhet në fundjavë në mesin e natës për të shmangur sa më shumë trazirën në aktivitetin e njerëzve.
Ndryshimi qëllon gjithmonë në të dielën e fundit të tetorit, siç ndodhi vjet kur u bë në 27 tetor.
Ndërsa të dielën e fundit të marsit, orët lëvizen përpara. Në vitin 2021, kjo do të ndodhë në 28 mars në ora 1:00 të natës. Këtë vit ndryshimi u bë në 29 mars dhe ndryshimi na dha me shumë kohë me dritë në mbrëmje për më pak orë në krevat.
Ideja ishte sugjeruar fillimisht nga presidenti amerikan Benjamin Franklin në vitin 1784, kur ai sugjeroi se nëse kishin më shumë kohë me dritë në mëngjes, njerëzit do të kursenin qirinjtë.
Punëtori William Willett – stërgjysh i këngëtarit të grupit Coldplay, Chris Martin – e solli këtë praktikë edhe në Britani në 1907 duke argumentuar se ndryshimi i orës do të nxiste njerëzit të ngriheshin më herët.
Praktika u zyrtarizua në Britani në 1916 – një vit pas vdekjes së Willett, çka u ndoq më pas nga Gjermania dhe vendet e tjera të Evropës që nisën të çonin orët përpara në prill.
Top Channel