“Nuk vij dot në emision” Biseda mes Luana Vjollcës dhe Capital T para “Shiko Kush LUAN” është EPIKE!

24/10/2020 21:29

Në hapje të puntatës së pestë të “Shiko Kush LUAN”, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca ndau me publikun një moment nga biseda e saj me Capital T pak para emisionit.

Luana tregoi si Kapoja mendoi ta vendoste në lojë pak para emisionit duke i thënë “Nuk vij dot në emision”.

Por si reagoi moderatorja në këtë moment e zbuloi Trimi:

“Luana u acarua pak, mirëpo unë thashë meqënëse po bën lojna me neve, e unë po e bëj një lojë të vogël.”, duke shtuar çfarë i tha Luana: “Tallesh ti? Je i çmendur apo ça ke?”, më tha me aksent të Kosovës: “A je bre normal?”

Luana në fund duke qeshur i thotë: “T’u përshtata që të më kuptoje drejt”.

Top Channel