Veliajt i masin temperaturën në hyrje: Mos humbasim kohë me bllokime si tek Astiri dhe Shqiponja

23/10/2020 14:32
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Në Njësinë 3 ka nisur transformimi i 38 rrugëve e rrugicave, nga Rr. “Ilia Shyti”, “Marie Kraja”, “Sterjo Spasse”, “Vangjush Miho”, “Tonin Harapi”, si dhe Rr. “Arjan Xhumari”, “Paro Kita”, “Violeta Manushi” e “Genci Leka”. Pasi inspektoi punimet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo buqetë investimesh i rrit vlerën e pronës së qytetarëve.

“Ajo që po ndodh në Njësinë 3 është si një revolucion. Sot po ndërhyjmë në38 rrugë e rrugica, sidomos në zonat që janë zhvilluar pas viteve ’90, ku shumë qytetarë kanë shkrirë gjithë pasurinë e tyre, djersën, mundin dhe kursimet. Kishte ardhur koha për të vënë dorë, nuk do të bëjmë arna të vogla, por kemi shqepur të 38 rrugët, për të bërë kanalizimet, ndriçimin, të fusim telat poshtë dhe krijojmë hapësira për trotuare”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët për përfundimin e punimeve në pranverë dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre. “Mezi pres të kthehemi në pranverë, kur çdo gjë të ketë mbaruar. Çdo projekti që prek Bashkia e Tiranës i rrit vlerën pronës, ndaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues, siç kemi qenë deri tani. E di që po ndërhyjmë në çdo cep të Tiranës, por janë punë që kanë pritur prej vitesh; në disa raste humbasim kohë kot,si tek Astiri dhe Shqiponja, dhe në disa raste na duhet të kapim kohën e humbur, sidomos në zonat e reja që i janë bashkuar Tiranës, si Fresku apo Liqeni i Thatë”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai nënvizoi se në fund vlerësohet vetëm puna. “Kush punon shpërblehet! Ne e kemi fokusin te puna, ashtu si edhe ju, dhe besoj që vetëm duke qenë të përqendruar, do dalim faqebardhë”, theksoi Veliaj.

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati theksoi vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar gjithë zonës. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e banorëve. “Janë qytetarë shumë bashkëpunues dhe që i vlerësojnë njerëzit e punës. Jam e kënaqur që i shërbej banorëve në këtë zonë sepse janë shumë të përgjegjshëm, janë banorë që kanë zgjedhur gjithmonë njerëzit e punës dhe jo njerëzit e gjumit”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, në turin e takimeve në Njësinë3, Veliaj mori pjesë dhe nëpërurimin e shtëpisë së znj. Alidije Mahmuti, e ndërtuar falës ndihmës së donatorëve privatë, që i janë bashkuar nismës së Bashkisë Tiranës. Gjithashtu, ai vizitoi edhe gjimnazin“A.Z.Çajupi”, ku bashkëbisedoi me nxënësit e mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe për të parë nga afër masat anti-COVID.

Në takimin me stafin e njësisë administrative, kryebashkiaku kërkoi plotësimin e të gjitha dosjeve që kanë mbetur për dëmet e tërmetit dhe finalizimin e pagesave për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA