Të godasësh në shenjë! Holandezi imagjinon fjalëkalimin dhe hyn në llogarinë e Trump-it

23/10/2020 14:34

Nuk ndodh shpesh që të marrësh një mesazh falenderues nga CIA apo FBI.

Por nëse dikush arrin të hyjë në profilin zyrtar në Twitter të presidentit amerikan, pa bërë asnjë krim, por thjesht duke imagjinuar passwordin, e më pas sinjalizon nivelin e ulët të sigurisë së llogarisë, falenderimin e ka merituar. Dhe bëhet fjalë në fakt për holandezin Viktor Gevers, ekspert i sigurisë informatike. Passwordi i llogarisë maga2020, thjesht ishte imagjinuar prej tij, por Twitter-i e ka përgënjeshtruar.

Sidoqoftë, Gevers ka mundur të hyjë në profilin e Trump-it në tentativën e pestë, duke shkruar maga2020, akronim për sloganin e trumpit Make Amerika Great Again. Në një çast ai e ka gjetur veten në një llogari me 87 milionë ndjekës.

“Prisja që të bllokohesha pas katër provash, ose të paktën të më kërkoheshin informacione shtesë”, ka treguar kërkuesi.

Për Gevers bëhet fjalë në fakt për një përsëritje. Në 2016-ën ai ia kishte dalë mbanë në të njëjtën sipërmarrje, sërish në adresën e Trump-it, kur ai ishte thjesht kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Dhe e kishte bërë këtë duke përdorur një tjetër frazë alla Trump, “yourefired”. Pas ngjarjes, kërkuesi ka tentuar të kontaktojë përmes Twitter-it ekipin e fushatës elektorale të Trump-it për të sinjalizuar mangësinë, duke informuar edhe Shtëpinë e Bardhë, CIA-n dhe FBI-në, fillimisht pa sukses. Vetëm dy ditë më pas, shërbimet e kanë kontaktuar për ta falenderuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA