Presidenti i FSHF: Kryeministri Rama pranoi kërkesat tona

23/10/2020 16:12
Armand Duka

Më në fund tym i bardhë nga takimi mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit të FSHF-së Armand Duka.

Pas takimit është vetë nr. 1 i futbollit shqiptar që bën publike një pjesë nga biseda dhe premtimet e takimit të fundit të tij me kreun e shtetit.

“Kryeministri Rama pranoi kërkesat tona dhe me tha se ato do miratohen. Jam i kënaqur që fitoi futbolli  dhe kjo është fitore për të gjithë jo thjesht e futbollit”, tha Duka.

Por kur do te zbresin skuadrat ne fushën e lojës.

“Një ore e me pare unë skam qene kurrë për këto radikalizma, duhet te ishim dakordësuar më parë”, tha Duka.

Tashmë pritet qe shume shpejte de nga ana e qeverise te tregohet ky vullnet bashkëpunimi dhe ndoshta mesjava e ardhshme mund te jete si alternative për rifillimin e kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA