Pas podiumit të dyfishtë midis Le Mans dhe Aragon, vëllai i vogël i Marc Marquez konfirmohet në nivele të larta duke regjistruar kohën më të mirë në seancën e parë të praktikës së lirë.

Është ai, Alex Marquez piloti më i shpejtë në seancën e parë të praktikës së lirë në Cmimin e madh të Spanjës,  Teruel GP. Spanjolli, i freskët nga dy podiume radhazi midis Le Mans dhe angazhimit të tij të mëparshëm në Aragon, përfundoi me kohën 1’48”184 përpara Takaaki Nakagami dhe Joan Mir.

Koha e pestë për Franco Morbidelli, ndjekur nga Yamaha M1 tjetër i Maverick Vinales. Shumë keq Dovizioso dhe Fabio Quartararo të cilët respektivisht e mbyllën në vend të 16-të dhe të 17-të.

Në garën iberike, lideri botëror i renditjes Joan Mir, do të thirret nën armë në pistë për të mbrojtur avantazhin e 6 pikëve nga Quartararo, dhe Honda tjetër të Stefan Bradl.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA