Kapet në Francë italiani i dyshuar për 160 përdhunime e sulme seksuale

23/10/2020 19:45

Një 52-vjeçar italian i kërkuar në Gjermani për rreth 160 përdhunime e sulme seksuale, kryesisht të vajzave nën moshë, është arrestuar pasi kaloi kufirin drejt Francës.

Njësia franceze BNRF për ndjekjen e të arratisurve nga drejtësia tha se i kërkuari ishte ndaluar të premten që shkoi në Rumersheim-le-Haut pranë Mulhouse.

Ai kërkohej në lidhje me sulme seksuale, kryesisht fëmijë të ish-partnereve të tij, prej vitit 2000 deri në 2014.
Zyrtarët thanë se 122 hetime janë hapur kunër tij deri tani në Gjermani.

Mediat në Francë thanë se mes krimeve të tij ishte dhe përdhunimi i dyshuar i vajzës së tij gjatë një numri vitesh.

Autoritetet gjermane kishin vënë alarm homologët e tyre franceze prej 7 tetorit, se i dyshuari mund të kishte kaluar në Francë, cka çoi në arrestimin e monstrës më 16 tetor.

Ai po mbahet në Colmar në pritje të procedurave të ekstradimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA