Frika nga infektimi/ Italianët nuk duan të përdorin më kartëmonedhat, duan të përdorin vetëm kartën

23/10/2020 01:20

Mbi nëntë milion qytetarë italianë kanë deklaruar se nuk duan të përdorin më monedha dhe kartëmonedha nga frika se përmes tyre mund të infektohen me koronavirus. Të dhënat vijnë nga një sondazh i kryer në mesin e tetorit mbi një kampion personash të moshës 18 vjeç e lart.

Studimi, i realizuar nga instituti kërkimor Emg Acqua per Facile.it, del në përfundimin se meshkujt kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë zgjedhje. Kjo kategori njerëzish preferon blerjet me kartë.

Nuk mungojnë megjithatë edhe besnikët e parasë kesh, të cilët thonë se nuk kanë ndërmend aspak të heqin dorë nga monedhat e banknotat. Italia shënoi së fundi 136 vdekje të reja nga koronavirusi e 16 mijë infektime. Në fillimet e pandemisë, ajo u bë vendi europian më i prekur prej sëmundjes së mbërritur nga Kina, por masat e rrepta arritën të japin fryte duke e frenuar ëm në fund virusin, vetëm që tani, me ftohejn e motit, ai të shpërthente sërish, ashtu si dhe në mjaft pjesë të tjera të Europës.

Top Channel