Teksa pandemia ka rrëmbyer fokusin duke lënë jashtë vëmendjen shumë probleme të tjera të globit sot, sit Anthony Hopkins vendosi se është koha jo vetëm për fjalë, por edhe për vepra.

Kur mësoi se deri në fund të vitit, mund të shtohet numri I fëmijëve që do të provojnë urinë, aktori I famshëm hollivudian, i njohur sidomos për interpretimin e shkëlqyer të bërë Hannibal Lectern në filmin “Heshtja e qengjave”, bashkoi forcat me organizatën No Kid Hungry për një qëllim të lavdërueshëm. Mbledhjen e fondeve që do të ndihmojnë të mbahet larg një skenar i tillë.

Për këtë arsye, u vu në krye të përpjekjeve për prodhimin e një parfumi të ri, i cili mund të përdoret si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat. Fituesi 82 vjeçar i çmimit Oskar ka një filozofi të vetën për këtë veprim.

Ai rrëfen se i ka pëlqyer gjithmonë aroma e qirinjve aromatikë dhe sidomos, ajo e luleve të portokallit, e cila I ka mbetur fort në kujtesë që nga fëmijëria. “Mendoj se ato patën efekt në jetën time, përfshirë atë si aktor. Më kanë ndihmuar në pikturë, muzike, aktrim. Kanë qenë një lloj mesazhi i nënvetedijes. Aroma për mua është një formë meditimi”, shprehet Hopkins.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA