7 persona janë arrestuar gjatë kësaj të enjteje (22.10.2020) nga Policia e Tiranës.
Shtetasi B.P, 30 vjeç ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte në kërkim sepse ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 3 vjet e 8 muaj burg.
2 persona janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
3 persona janë arrestuar pasi po qarkullonin në gjendje të dehur me mjetet e tyre përkatëse, ndërsa shtetasi i fundit ka rënë në prangat e forcave blu për vjedhjen e një biçiklete.
Njoftimi:
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin B. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij, e cila është dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit A. D., 36 vjeç, pasi në gjendje të dehur ka ofenduar, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës (thikë) babanë dhe vëllanë e tij, në banesën e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. Ç., 64 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. C.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G.R., 29 vjeç, H. B., 60 vjeç dhe M. Gj., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel