“Presidenca si mejhane qokash”, Hyseni përplaset me Gjekmarkajn dhe Arjan Curin

22/10/2020 22:56

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi investigimin e bërë nga gazetari Adriatik Doçi, në lidhjet me nënshtetësitë e lëshuara nga institucioni i Presidencës.

Deputeti Alket Hyseni tha se dhënia e nënshtetësisë për 419 persona është e tmerrshme, pasi shtoi se ekziston mundësia që ato të mos verifikohen.

Pjesë nga debati:

Alet Hyseni: Pavarësisht se në atë listë ka persona të nderuar, që i bëjnë nderë Republikës së Shqipërisë të kenë nënshtetësinë e saj. Unë jam i sigurt që ka dhe njerëz aty që nuk  i bëjnë nder Republikës së Shqipërisë, madje nuk i bëjnë nder as edhe  Republikës së Kongës. Do ta shohim rrugës, do ta shohi hetimi dhe verifikimi. Mua më shqetëson që ne nuk duet të lëmë nga institucione kaq të larta dhe nga procedura kaq të përcaktuara, vakuume të tilla, sepse vakumi më tremb mua. Më tmerron fakti që 419 veta janë verifikuar ose mbrapa ose nuk janë verifikuar fare. Unë nuk kam akte përpara, por kam informacione. Ka edhe raste të bëra publike, kur verifikimet janë bërë mbrapa, jepja nënshtetësinë shqiptare, punë e madhe sepse nënshtetësia është bërë si testera e LSI-së që hajd edhe pot ë keq në një parti, hajde të ruajmë vendin e punës.

Arjan Curri: Një shqiptar sot merr më shumë nënshtetësinë greke dhe jo atë shqiptare.

Alket Hyseni: Të hy i gjithë institucioni i tërë si Presidenca, të ulet në atë derexhe, sat ë përpiqet të gjejë metoda të shmangies së ligjit, të shmangies së rregullave të institucioneve ndërkombëtare qoftë edhe sportive, që për mua është anti-sportivitet.

Agron Gjekmarkaj: Derexheja është një gjë tjetër. Është ajo që ka shpërthyer skandali që po mbyt Shqipërinë. Mund të gjejmë faje tek presidenti dhe gabime, por nuk është kjo derexheja.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA