Në mesin e disa prej qytetarëve shqiptarë, të cilët janë gjobitur për shkak të shkeljes së Aktit Normativ sa i takon vendosjes së maskës edhe në ambiente të hapura është edhe deputeti Kujtim Gjuzi.

Në seancën e sotme parlamentare, Gjuzi u shpreh se është gjobitur nga policia dhe nuk e ka refuzuar këtë gjë, por gjoba është vendosur para se vendimi i kryeministrit të miratohet nga Kuvendi.

“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare Konservatore të Shkencave këshillon që në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, deklaroi Gjuzi.

Top Channel