Yll i basketbollit amerikan Michael Jordan po i rikthen favorin komunitetit të tij duke hapur një klinikë të dytë mjekësore në qytetin e lindjes Charlotte, Karolina e Veriut, për të ofruar kujdes për më të paprivilegjuarit e shoqërisë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Vitin e kaluar 57-vjeçari ish-basketbollist i skuadrës Chicago Bulls prezantoi klinikën Michael Jordan Family për të cilën kontribuoi personalisht $7 milionë.
Klinika kujdesej për rezidentët me të ardhura të ulëta dhe menaxhohet nga organizata jo-fitimprurëse Novant Health.
Jordan ka hapur tashmë një klinikë të dytë në bashkëpunim me Novant Health për të zbutur impaktin e pandemisë veçanërisht për komunitetin afro-amerikan.
“Kur ne u bashkuam për ngritjen e klinikës së parë, askush nuk e dinte se do të përballeshim me një pandemi globale pesë muaj më vonë. Jam krenar për impaktin që klinika jonë ka pasur deri tani në komunitet. Klinika e dytë do të përmirësojë shëndetin dhe jetën e shumë banorëve të Charlotte, që është aq i rëndësishëm për mua dhe Novant Health”, tha Jordan në video-mesazhin e tij.
Top Channel