Situata shëndetësore e COVID-19 në Kroaci është serioze, paralajmëroi sot qeveria, duke dënuar sjelljet e papërgjegjshme në vend.
“Kemi një rekord të ri ditor. Kjo dëshmon rëndimin e situatës”, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, gjatë një seance të kabinetit të tij.
Kroacia ka regjistruar 1.563 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm në 30.000 dhe 13 vdekje të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 406 numrin total të viktimave.
Pothuajse gjysma e rasteve të reja të infektimit u regjistruan në Zagreb.Plenkovic u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të jenë të përgjegjshëm, ndërsa ministri i tij i Shëndetësisë, Vili Beros, shprehu keqardhje për numrin e madh të mikrovatrave të sëmundjes dhe paralajmëroi kundër sjelljeve të papërgjegjshme.
Vënia e një maske është e detyrueshme që nga mesi i tetorit në hapësira të mbyllura, në të gjithë vendin, si edhe në mjediset e jashtme në Zagreb. Gjithashtu, baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë.
Top Channel