TIRANË– Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme së bashku me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin në Farkë ku edhe ka dorëzuar letrën e legalizimit të banesave të reja familjeve që mbetën pa strehë pas tërmetit.

Ndërkohë kryeministri ka pasur edhe një ‘incident’ me maskën ku shkruhet ‘PS’, pasi gjatë ët gjithë kohës e mbante me kokë poshtë.

Sapo e  ka vënë re, Rama nuk ka ngurruar që ta vërë ashtu siç duhet duke lëshuar edhe batuta me qytetarin duke thënë se pse nuk i tregoi.

PJESË NGA BISEDA:

EDI RAMA: Pse s’më thua që e kam vënë PS-në mbrapsht, apo ashtu e do ti mbrapsht?

Kryefamiljari: Po unë nuk e dija që është PS-ja ajo.

Ndërkohë Rama ka bërë edhe një reagim në Fb ku shkruan:

RINDËRTOJMË  BASHKË

– Në natën e 26 nëntorit, familja e madhe Qordja humbi shtëpinë e vjetër ku jetonin së bashku 4 kurorë dhe sot ata hynë në 4 shtëpi të reja që ndërtuam në truallin e tyre, ku me kopshtet e vogla përreth është krijuar një oaz fantastik nga rrënojat e 11 muajve më parë

#ThemiAtëQëBëjmë

#BëjmëAtëQëThemi

… ndërsale të vazhdojnë të lehin edhe më fort, që edhe më shpejt karvani të shkojë përpara.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA