
Në Open në Top Channel po diskutohet për nënshtetësinë e dhënë nga presidenti Ilir Meta.
Një debat i fortë u zhvillua mes Agron Gjekamarkjat dhe deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni. Debati nisi kur Hyseni tha se me nënshtetësitë e dhëna nga presidenti cënojnë sigurinë kombëtare.
Pjesë nga debati:
Hyseni: Unë nuk jam nga numrat. Unë shqetësohem nga kriteret. Jam i sigurtë që në ato persona që kanë marrë nënshtetësinë nuk i plotësojnë kushtet. Kjo cënon sigurinë kombëtare.
Gjekmarkaj: Po çfarë sigurie flisni? Na fyeni inteligjencën më këto që thoni. Hynë e dalin avionat më drogë, ju thoni siguria kombëtare.
Abilekaj: Ju keni sirianë që lëvizin në të gjithë Tiranën pa dokumentacione dhe thua se është cënuar siguria kombëtare.
Top Channel