Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familjeje”; papa Francesk ka bërë deklaratën e tij më te bujshme deri tani lidhur me çiftet gay që prej kohës kur u vendos në kryer të kishës katolike.
Komentet e tij shfaqen në një dokumentar të ri, dhe përbëjnë praktikisht devijimin më të fortë të tij prej rregullave të Vatikanit dhe paraardhësve. “Askush nuk duhet të dëbohet, apo të ndihet keq për atë që është. Ajo çfarë ne duhet të krijojmë është një ligj për partneritetin civil. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të mbuluar ligjërisht” ishte komenti i papës argjentinas.
Francesku shtoi se e kishte mbështetur këtë më parë, duke iu referuar kohës kur ka qenë Arqipeshkv i Buenos Ajresit dhe ndonëse i kundërvihej martesave mes personave të të njëjti seks me ligj, mbështeste idenë e një lloj përkrahjeje ligjore për të drejtat e çifteve gay. Dokumentari i titulluar “Francesku” mbi jetën dhe aktivitetin e papës, u shfaq premiere në Festivalin e Filmit në Romë.
Ai e tregon gjithashtu kreun e kishës katolike duke inkurajuar dy meshkuj homosekualë që t`i dërgonin fëmijët e tyre në një famulli, pavarësisht kundërshtisë që mund të hasnin. Të tilla komente dhe veprime përbëjnë një kthesë të qarta të tij krahasuar me deklarata te mëparshme mbi të drejtat e komunitetit LGBT.
Në vitin 2013, në librin “Në Qiell dhe Tokë, Papa thoshte se vendosja e shenjës së barazimit mes lidhjeve të të njëjti seks dhe martesave heteroseksuale, përbënte “një regres antropologjik”. Madje ai theksonte se nëse çifteve të tilla do t`iu lejohej birësimi, kjo mund të cënonte fëmijët, pasi çdo i mitur, siç thoshte atëherë, ka nevojë për një baba mashkull dhe një nënë femër që t’i ndihmojë të formojnë identitetin e tyre”.
Top Channel