Është depozituar sot në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid.

Në këtë projektligj përcaktohet që të blihet vaksina kur të dalë në treg, marrëveshje e cila është lidhur me kompaninë ‘Covax’.

Në këtë projektligj përcaktohet qartë se 1 milion e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 milionë dollarë.

Sipas relacionit të qeverisë ky numër vaksinash do të shërbejë për 20% të popullsisë dhe parashikohet që një person të marrë 2 doza vaksine.

“Qëllimi fillestar është që të ketë 2 miliardë doza në dispozicion deri në fund të vitit 2021, të cilat duhet të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur
njerëzit me rrezikshmëri të lartë kontaminimi, si dhe punonjësit e vijës së parë të kujdesit shëndetësor”.

Top Channel