Është kapur dhe ndaluar në Elbasan një 33-vjeçar i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i tri vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për G. V., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, sepse më datë 01.10.2020, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ka vjedhur biçikletën e shtetases A. T.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhje të tjera në Elbasan, konkretisht:
• Më datë 12.10.2020 dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetases A. S. dhe ka marrë dy ora dore.
• Më datë 16.10.2020 dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. K.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel