“15-vjeçarja” që joshi Rudy Giuliani në skeçin e Borat, aktorja bullgare 24-vjeçe (Fotot)

22/10/2020 16:12

Aktorja që futi në kurth avoaktin personal të presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani në filmin e ri humoristik Borat, është prezantuar së fundmi si një aktore 24-vjeçare nga Bulgaria që ka lënë pas errësirën dhe është bërë e famshme.

Maria Bakalova, e diplomuar në shkollën e filmit vetëm vitin e kaluar , është bërë pjesë e fshatës presidenciale pasi një natë më parë u zbulua se ka gënjyer avokatin e Donald Trump Giuliani duke u hequr si një gazetare konservatore.

Në skeçin e realizuar tre muaj më parë, Bakalova kryen një intervistë për koronavirusin me avokatin 76- vjeçarin dhe më pas e merr në një dhomë hoteli ku ai shtrihet në krevat dhe ajo duket se vendos duart në pantallonat e tij, para se gjithçka të ndërpritet nga Sacha Baron Cohen në rolin e Borat.

Tashmë Giuliani akuzon Hollywood se ka shpërndarë qëllimisht detajet e skenave të tij në filmin e Borat për të kompensuar skandalin e korrupsionit të djalit të rivalit demokrat, Hunter Biden.

“Ata do të bëjnë gjithçka është e mundur për të më sulmuar. Tani më kanë vënë prapa dhe këtë idiotin Borat që po bën sensacione me gënjeshtrat mbi filmin e tij qesharak”.

Giuliani tha se kjo është një goditje e qëllimshme dhe se “të gjithë në Hollywood më urrejnë”.

Ndërhë epanjohura Bakalova, po nis karierën e saj në Hollyëood me postime mbështetëse ndaj lëvizjes anti-raciste “Black Lives Matter” dhe me foto interesante në Los Angeles.

Ajo është shfaqur dhe në një program bisede tëJimmy Kimmel së bashku me Cohen.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/21/humoristi-britanik-josh-keshilltarin-e-trump-rudy-giuliani-ne-dhome-hoteli-me-te-bijen-seksi-fotot-skandaloze/

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA