Një mësues u vra në Paris të Francës pasi ai tregoi disa karikatura të profetit Muhamed. Në Open në Top Channel po flitet për këtë temë që ka tronditur botën.
Sipas profesorit Edmond Tupja kjo është një krim makabër i bërë nga një person i cili vjen nga jashtë Francës.
“Ai nuk kishte dhënë ndonjë gjë porno dhe kishte thënë që ata që nuk e durojnë dot karikaturën e Profetit të dalin jashtë. Dhe kur emigrojmë duhet ët kemi parasysh që vendi ku shkojmë ka disa rregulla ndryshe nga ne. Në Francë blasfemia nuk është e dënueshme. Duhen informuar njerëzit për këtë, duhet një proces riedukimi. Ky është një krim i përbindshëm, se unë jam te toka ime, ti vjen nga jashtë, që mirë se të vish, Franca është tokë azili, dhe vjen dikush dhenë vend të integrohet, kalon në një akt ekstrem”- tha Tupja.
Top Channel