Anija hapësinore amerikane, Osiris Rex ka përfunduar me sukses manovrën e saj për të prekur dhe për të marrë kampionë nga sipërfaqja e një asteroidi.
Sinjalet radio nga 330 milionë kilometra largësi, konfirmojnë se sonda kontaktoi me objektin me diametër 500 metra të njohur si Bennu. Por misioni i udhëhequr nga NASA duhet të presë të dhëna të tjera nga Osiris Rex para se të sigurohet se materiali është marrë nga asteroidi.
Qëllimi ishte që të merrj të paktën 60 gramë material, ndoshta edhe një kilogram. Për faktin se Bennu është një objekt hapësinor shumë primitiv, shkencëtarët thonë se sipërfaqja e tij prej pluhuri dhe gurësh mund të përmbajë të dhëna mahnitëse për procesin e krijimit të diellit dhe planetëve mbi 4.5 miliardë vite më parë. Nëse do të kishte një kampion të përshtatshëm në bord, sonda do të mund ta kthente atë në tokë në 2023.
Nëse jo, ekipi i misionit duhet të rikonfigurojë Osiris Rex për një tjetër tentativë.
Top Channel