Shiu i meteorëve Orionid, arriti kulmin orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me mbetjet e shndritshme të kometës Halley që kanë hyrë në atmosferën e tokës për të krijuar një spektakël të rrallë.
Dhe faza në të cilën ndodhet aktualisht hëna, ofron mundësi optimale për ta parë atë. Por, për ata që e humbën spektaklin e mëngjesit, ekspertët këshillojnë të ngrihen herët në mëngjes këtë javë, sepse spektakli do të jetë akoma i dukshëm.
Priten rreth 20 meteorë për orë që përshkojnë qiellin në momente të caktuara. Ky spektakël meteorësh mund të mos jetë në fakt më spektakolari i vitit, por ai kënaq në shumë mënyra. Orionidet shfaqen çdo vit mes 2 tetorit dhe 7 nëntorit.
Ajo që e bën këtë shi meteorësh të ndryshëm nga të tjerët janë gjurmët e bukura të gazit që lënë pas dhe që mund të shihen edhe për disa sekonda pasi vetë meteori është zhdukur.
Këta të fundit mund edhe të ndahen në fragmente të shndritshme. Kulmi ndodh kur toka kalon përmes një vale mbetjesh të lëna nga kometa Halley. Kjo e fundit është parë së fundmi në qiell në 1986 dhe do të rishfaqet sërish në 2061.
Sipas NASA-s, ajo shfaqet çdo 76 vite në udhëtimin e saj përreth diellit. Meteorët marrin rrezatim nga yjësia e njohur Orion, por nuk është e domosdoshme të shohësh në drejtim të saj për ti parë. Momenti më i mirë për të parë këtë shi meteorësh që mund të sjellë 10 ose 20 meteorë në orë gjatë kulmit, është kur hëna nuk dominon në qiellin e natës.
Top Channel