Përgatitjet për mini-maturën/ Shkolla me orë të reduktuara. Nxënësit rendin drejt kurseve

21/10/2020 12:26

Jemi në klasën e 9B në shkollën “Misto Mame” në kryeqytet. Në kushtet kur mësimi po zhvillohet me minuta të reduktuara, nxënës e prindër, i kanë kthyer sytë nga kurset, për të marrë njohuritë e duhura, pasi në fund të vitit shkollor këta nxënës, i presin provimet e lirimit, që janë Gjuha Shqipe, Gjuha Angleze dhe Matematika.

Nxënësit: “Matematika është e vështirë këtë vit dhe më duhet patjetër të bëj kurs. Prindërit e mbështesin këtë ide. Një orë kushton rreth 10 mijë lekë të vjetra.

Nuk na mjafton koha në klasë dhe në shtëpi kemi shumë detyra.

Unë kam qenë dhe do rifilloj kursin javën që vjen. Nuk kam stres, pasi janë provime si gjithë të tjerat.

Nuk kam nevojë për kurse, pasi mësoj rregullisht dhe mësueset janë të mira”.

Evi Melani, mësuese: Ne zhvillojmë orë konsultimi këtu në shkollë dhe pavarësisht reduktimit të minutave, nxënësit i marrin njohuritë dhe mendoj se nuk ka nevojë për kurse, dhe të rëndojnë buxhetin e familjes, nëse mësojnë dhe kërkojnë ndihmën tonë.

Top Channel