“Open”/ Profesor Tupia komenton vrasjen e mësuesit në Francë: Krim makabër…

21/10/2020 21:45

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi vrasjen e mësuesit francez Samuel Paty.

Ai u vra nga një 18-vjeçar çeçen, pasi në një orë mësimi kishte prezantuar në klasë karikatura të Profetit Muhamed. Profesori Edmond Tupia, dënoi ashpër aktin e 18-vjeçarit dhe tha se emigrantët që pranohen në një vend duhet të integrohen me komunitetin në të cilën ka shkuar dhe të respektojë ligjet atje.

 

“Së pari duhet të saktësoj gjithçka. Ky jepte lëndën qytetare. Kjo ngjarje është makabër, për vetë mënyrën që u zhvillua, është bazuar në një shpifje. Kishte thënë ata që nuk e durojnë dot karikaturën e Muhamedit të dalin jashtë. E dyta është, kur shkojmë në një vend që emigrojnë, duhet të ketë parasysh që atje janë disa ligje që nuk janë tek ne. Ironia nuk është vepër penale, humori. Këtu duhet mendoj unë ka një mangësi nga autoritetet franceze, së pari duhet të njoftohen njerëzit për këtë. Kjo ngjarje është një krim i përbindshëm. Jam në vendin tim, vjen nga ana e anës, është vend azili, shkoje në një kishë thoje azil azil dhe ishe i mbrojtur. Në katër rast vjen dikush që ka arsye, në vend që të integrohet vjen dhe bën një akt ekstrem”, tha Tupia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA