Inxhinieri që vesh fund bën bujë në të gjithë botën/ Zhaklin Lekatari: Ai jep vlera në shoqëri

21/10/2020 17:42
Gazetarja Zhaklin Lekatari

Gazetarja Zhaklin Lekatari e ftuar në “Ftesë në 5” ka theksuar se inxhinieri Mark Bryan që jeton në Gjermani, i cili bëri bujë për veshjen e tij fund me taka jep vlera për shoqërinë.

Ajo thotë se mesazhi që ai përçon është shumë me vlerë  dhe se veshja nuk ka gjini, pasi ajo nuk të bën prift.

“Nuk është veshja ajo që provokon, të gjitha vajzat që përdhunohen për shakak të veshjes, s’është veshja faji, është faji i mentalitetit. Ai po jep vlera, duhet të jeni vetvetja. Më pëlqen mesazhi që ai tejçon, që veshja nuk ka gjini, veshja nuk të bën prift, duhet t’i hedhim hapat. Ka nxitur debat sepse nuk është e zakonshme të shohësh një burrë që të shkojë me taka në punë. Shoqëria nuk ka të drejtë që ta ofendojë. E rëndësishme është etika, ai nuk ka asgjë jo etike. Në dekadën e fundit ka parfume uniseks apo veshje uniseks”, tha Lekatari.

Top Channel