Ia servir kafenë pa pjatë, gazetarja thotë se i ati ‘ankohet’: Lumi do e marrë të ziun…

21/10/2020 18:11

Këtë pasdite, gazetarja Sabina Mete ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo tregoi se kur shkon për të vizituar familjarët në qytetin e Korçës shpesh përgatit për to kafe turke. Por nga nxitimi, ajo ia serivir gjithmonë vetëm me filxhan dhe pa pjatë mbajtëse. Pikërisht në këtë moment nisin batutat mes saj dhe prindërve.

Mamaja i thotë gazetares se “kështu do ia dërgosh vjehrrës”. Ndërsa Sabina i përgjigjet me humor “lum ai që do të më marrë”. Ndërkohë një koment mbi këtë ka gjithmonë babai i saj, i cili sipas gazetares thotë: “Lumi do e marrë të ziun që do e marri”

“Ku shkoj në shtëpi në Korçë dhe bëj kafen turke, unë ja çoj vetëm me filxhan. Mami thotë gjithmonë, kështu do ia çoj dhe vjehrrës. Dhe unë them lum ai që do të më marrë, thotë babi, po lumi do ta marrë të ziun që do e marri. Unë gjithmonë nxitoj, por jo se nuk di që ta bëj bukur e ta servir. u ka dalë nami kot korçareve mendoj unë”, u shpreh Sabina.

Top Channel