Gazetari nuk duhet të heshtë kurrë. Ky është virtyti dhe faj i tij më i madh, thotë një shprehje për gazetarinë. U zhvillua në Tiranë për të 5-tën herë ceremonia e ndarjes së çmimeve të BE-së për gazetarinë investigative.

Çmimin e tretë e mori gazetari Andi Malasi i emisionit investigativ “Top Story” në Top Channel.

Kur vlerësohesh, kupton edhe më shumë, që ja vlen të merresh me këtë punë. Por unë nuk isha i vetëm në realizimin e atij dokumentari. Pas tij qëndron një staf i tërë, që dua ta falënderoj.

Çmimi i dytë shkoi për gazetarin e Faktoje.al, Merxhan Daci. Ndërsa çmimin e parë e fitoi gazetarja investigative Klodiana Lala.

Çmimet shoqërohen edhe me vlerë monetare, çmimit të parë i akordohen 5000 euro, të dytit 3000 euro dhe çmimit të tretë 2000 euro.

Gazetari i emisionit “Top Story” Andi Malasi u vlerësua specifikisht për dokumentarin me titull “Ndërtues që vrasin”, realizuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit të shkuar, që vrau 51 njerëz.

 

Top Channel