“E sigurt që nuk je në epokën e gabuar?!”/ Deklarata e Merz për Europën, Kremlini e krahason me Hitlerin: Jemi në 2026-ën, jo 1933 Gjatë sulmeve të talebanëve kanë humbur jetën mbi 30 policë dhe shefi i sigurisë i provincës veriore Takhar të Afganistanit.
Sipas zyrtarëve lokalë, kryengritësit talebanë organizuan sulme të shumta të koordinuara mbi pozicionet e sigurisë natën vonë të së martës.
Deri më tani janë sjellë trupat e 34 policëve në spitalet publike, tha për AA, zyrtari shëndetësor Syed Abdul Qayum.
Talebanët ende nuk janë prononcuar mbi sulmet vdekjeprurëse që vijnë në një kohë kur grupi është i angazhuar në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA me Kabulin në kryeqytetin e Katarit që nga 12 shtatori.
Zëdhënësi kryesor i talebanëve, Zabiullah Mujahid dhe uebfaqja propaganduese e grupit nuk kanë thënë asgjë në lidhje me dhunën e përshkallëzuar në të gjithë Afganistanin.
Sidoqoftë, dhjetëra llogari të mediave sociale pro-talebane postuan pretendime për fitime në Helmand dhe një numër provincash të tjera.
Top Channel