I rezervuar në dhënien e informacionit rreth pacientëve shqiptarë që kanë marrë trajtim në këtë klinikë, por edhe mënyrën se si funksionon sistemi shëndetësor shqiptar, Nicola Bergantino, drejtori i pergjithshem i spitalit Casalpalocca ne Rome rrëfen një episod që i ka ndodhur me dy paciente të tij shqiptarë, me shumë influencë në Tiranë.
“Dua t’ju tregoj një episod që e konsideroj të rëndësishëm. Është një eksperiencë që e kemi jetuar me atë që duhet të ishte një paciente, por u bënë dy paciente. Është rasti i dy motrave shumë të rëndësishme dhe me shumë influencë në Shqipëri. Njëra e kishte kaluar covid në Shqipëri dhe ishte deklaraur e shëruar dhe tek ne po vinte motra e madhe që ishte e infektuar me covid.
Kur erdhën këtu tek ne me avion ambulancë, nuk na pëlqeu ngjyra e lëkurës që kishte motra e shëruar. I thamë nëse dëshironte mund të flinte në spital, në një dhomë negative, dhe nëse na lejonte ti bënim tamponin. Mëngjesin e nesërm pacientja që na erdhi pozitive ishte pozitive, por pacientja që na erdhi negative ishte akoma pozitive. Çdo të thotë kjo?
Kjo do të thotë që tamponi molekular, ai që bëhet në grykë dhe në hundë, duhet të jemi në gjendje ta bëjmë. Një tampon i bërë keq, jo vetëm jep rezultat fals, por rrezikon të krijojë një personazh që në të vërtetë është pozitiv dhe del xhiro duke infektuar të tjerë.” – Nicola Bergantino, drejtori i pergjithshem i spitalit Casalpalocca ne Romë.
Top Channel