“S’më dha lekët prandaj e vrava”/ Gjykata vendos arrest me burg për vrasësin e ndërtuesit Niko Goro

20/10/2020 11:47
Kliti Leka

Gjykata dha sot masën arrest me burg për Kliti Leka i cili akuzohet për vrasjen e ndërtuesit Niko Goro në Himarë para tre ditësh.

Seanca ndaj të pandehuritu zhvillua në drejtimin e gjyqtarit Arqile Basho dhe prokuror Arjan Xhaferri.

53 vjeçari i pyetur nga gjyqtari u shpreh se është me profesion radiolog dhe prej vitit 90 ka qenë në emigracion dhe është i padënuar më parë.

Top Channel ka mësuar se arsyeja e vrasjes së ndërtuesit ka qenë një tokë që Leka i kishte dhënë biznesmenit, ku ky i fundi akoma nuk i kishte dhënë borxhin prej 70 mijë eurosh.

“I kam dhënë tokën para disa kohësh e s’më ka dhënë lekët prandaj e qëllova dhe e vrava”, ka thënë autori duke pranuar fajësinë.

Pas 1 ore arratie, Kliti Leka u kap nga forcat blu në plazhin e Livadhit, në Himarë, ndërsa po fshihej mes pyjeve. 53-vjeçari është me origjinë himariote por banon në Tiranë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA