Komentet e pronarit të Manchester United për emigrantët ndezin polemika në Britani, Starmer kërkon falje publike Në Rusi me 16.319 raste të tjera të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.431.635.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.319 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.431.635 ndërsa me 269 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.635.
Numri i pacientëve të shëruarve në Rusi ka arritur në 1.085.608, me 9.704 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 është rritur në 1,2 për qind dhe tek 28,6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në Moskë me 4.999 raste të reja arriti në 372.628, ndërsa me 49 vdekje numri i viktimave në 6.058.
Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 374 mijë teste, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 54,6 milionë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Dje në vend u regjistruan 15.982 raste ditore.
Top Channel