3 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar gjatë kësaj të marteje (20.10.2020) nga Policia e Beratit.
Këta 3 shtetas ishin shpallur në kërkim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vetëgjyqësi”.
Njoftimi:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
T., 36 vjeç, banues në Berat.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas, rreth një muaj më parë, ka vjedhur një shumë lekësh në një farmaci.
Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap shtetasi D. Sh., 24 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërkohë, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Skrapar është kapur shtetasi E. N., 33 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi i kishte marrë një automjet shtetasit L. M., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel