Numri i njerëzve të infektuar në botë tejkaloi 40 milionë, dhe rreth 1.1 milion njerëz vdiqën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në Britaninë e Madhe, shkencëtarët po vazhdojnë të kërkojnë vullnetarë që do të ekspozohen ndaj COVID-19 në kushte të kontrolluara, gjë që do të përshpejtojë testimin e vaksinës.Në anën tjetër të oqeanit, Argjentina është bërë vendi i pestë në botë me më shumë se një milion raste të konfirmuara të koronavirusit.

Me një popullsi prej 45 milionë njerëz, është vendi më i vogël me kaq shumë pacientë.SHBA porin për nga numri i rasteve me më shumë se tetë milionë, pasuar nga India me 7.5 milionë, Brazili 5.2 milionë.Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins aktualisht janë 40 milionë e 489 mijë e 201 raste me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA