Vlorë- Një 27 vjeçar, banues në Vlorë ka bërë një kallëzim se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit .
Njoftimi i policisë:
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel