Noti në ujë të ftohtë/ Shkencëtarët: Mbron nga Demenca

19/10/2020 10:45

Noti në ujë të ftohtë mund të mbrojë trurin nga sëmundje degjenerative sic është demenca – thonë kërkuesit e universitetit të Kembrixhit.

Për të parën herë, një proteinë është gjetur në gjakun e notarëve të rregullt dimëror. Proteina ka rezultuar se ngadalëson demencën e nisur tashmë e madje edhe riparon sida nga dëmet që ajo shkakton. Profesoresha Giovanna Mallucci që drejton qendrën e kërkimeve për demencën në universitetin e Kembrixhit, thotë se zbulimi mund t’i cojë kërkuesit drejt trajtimeve të reja me ilace që mund të ndihmojnë në mbajtjen larg të demencës.

Kërkimi, edhe pse premtues, është në një fazë të hershme, por ai përqendrohet tek aftësia për letargji që e kanë të gjithë gjitarët dhe që shkaktohet nga ekspozimi ndaj të ftohtit. Ajo që ka intriguar ekspertët është fakti që lidhjet e trurit humbasin kur kafshët që bien në letargji, si arinjtë, zhyten në gjumin e tyre të dimrit.

Rreth 20-30 për qind e sinapseve të tyre ndërpriten ndërsa trupat e tyre ruajnë rezerva të cmuara për dimrin. Por kur zgjohen në pranverë, ato lidhje riformohen mrekullisht. Mjekët e kanë ditur për dekada që ftohja e njerëzve mundet në rrethana të caktuara të mbrojë trurin e tyre. Njerëzit me plagë në kokë dhe ata që kanë nevojë për operacione kardiake shpesh freskohen gjatë operacioneve, ashtu si edhe bebet. Ajo që nuk është kuptuar edhe aq mirë është fakti përse i ftohti ka këtë efekt mbrojtës.

Top Channel